2 sulme terroriste janë parandaluar në Australi nga policia.
Këto sulme janë cilësuar si më të planifikuarat ndonjëherë në këtë vend.
Dy persona që banonin në Australi mësohet se me ndihmën e ISIS-it do të bombardonin një avion pasagjerësh dhe do të ndërmerrnin një sulm të mundshëm me gaz helmues.
Gjatë një konference për shtyp komisari i Policisë Federale në Australi u shpreh se këta dy persona kishin marrë nga një komandant i lartë i ISIS-it me anë t ënjë avioni mallrash, eksplozivë dhe materiale të tjera për të ndërtuar pajisje shpërthyese.
Dy të dyshuarit të identifikuar si Khaled dhe Mahmoud Khayat nuk kishin arritur të fusnin pajisjen shpërthyese në një avion që do të nisej nga Sidnej në 15 korrik.
Edhe skema tjetër për lëshimin gaz toksik në publik nuk u vu dot në jetë për shkak të pamundësisë për prodhimin e gazit vdekjeprurës.
Pas dështimit të planit të parë për bombardimin e një avioni, dy atentatorët u angazhuan për krijimin e një pajisje kimike që do të lëshonte sulfur hidrogjeni, e megjithatë, sipas policisë, skema ishte larg realizimit kur policia ndërhyri të shtunën.
Ndaj dy burrave, të cilët u arrestuan të shtunën gjatë bastisjeve të zhvilluara në periferi të Sidneit, u akuzuan për përgatitjen ose planifikimin e një sulmi terrorist. Nëse do të shpallen fajtorë, mund të dënohen me burgim të përjetshëm.