Një ngjarje e mundshme shumë e rëndë është parandaluar në një restorant në qytetin e Durrësit, ku pas ndërhyrjes në kohë të Policisë u vu në pranga një 33-vjeçar, i cili hyri me kallash në ambientet e restorantit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një ar.më zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti.
Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e ar.mës së zjarrit.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e kr.imeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e na.rkotikëve dhe dh.unës në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Ar.mëmbajtja pa leje”.