DASHI
Mungesa e komunikimit mes jush dhe një të afërmit tuaj mund të çojë në keqkuptime. Bëni të qarta synimet tuaja për të gjithë. Nëse dikush e merr ndryshe çdo gjë që ju thoni, shpjegojani më mirë.
DEMI
Sot do të jeni aq të përqendruar në punën tuaj, saqë nuk do dëgjoni kur të tjerët do flasin për ju. Thjesht ju duket e parëndësishme. Shpenzoni pak kohë, për të shmangur një çarje miqësore.
BINJAKET
Çiftet do të ndjejnë se njëri nga të dy është i pasionuar. Gjeni kompromisin. Nëse jeni beqar, dikush për të cilin nuk keni shprehur interes, do të ketë ndjenja më shumë se miqësore.
GAFORRJA
Çfarë do lloj pune që jeni duke bërë, do t’iu duket intensive. Merrini gjërat me kujdes, pasi mund të kaloni detaje të rëndësishme, pa i parë.
LUANI
Sot do t’ju vijë një letër, ose telefonatë e çuditshme. Informacioni do t’iu duket jo shumë normal, pasi dikush e ka keqinterpretuar. Mos merrni gjë si të vërtet pa parë faktet.
VIRGJERESHA
Sot duhet të përdorni logjikën, pasi mund të merrni një informacion që përfshin financën. Bisedoni me profesionist të kësaj çështje, para se të veproni.
PESHORJA
Sot do të jeni jo shumë të përqendruar. Mendimet tuaja duken të paqarta dhe ju nuk jeni të aftë të shpreheni saktësisht. Sigurohuni që njerëzit rreth jush ta dinë këtë gjë.
AKREPI
Sot do t’ju vijnë disa mendime të çuditshme nga një i afërmi juaj. Ky person kërkon të flas me ju për problemin që ka. Flisni me të, por ai duhet ti zgjidh vetë gjërat.
SHIGJETARI
Sot do të merrni disa informacione jo të mira për personat me të cilat bashkëpunoni. Prisni disa ditë për ti vlerësuar gjërat objektivisht.
BRICJAPI
Do të ndjeni sikur nuk mendoni drejtë. Ajo që duhet të bëni është të përqendroheni në detyrën tuaj ose të kërkoni këshilla. Mos i lini punët e mëdha apo vendimet për një ditë tjetër.
UJORI
Intuita juaj nuk do të jetë në nivelet e duhura. Mendojini gjërat më mirë, por mos veproni. Nuk është ditë pozitive për pasur parandjenjat e duhura, për ti kuptuar njerëzit.
PESHQIT
Sot do të shikoni një ëndërr të çuditshme me një mik. Shikojini gjërat qetësisht, për të parë se kush e ka shkaktuar këtë ëndërr. Kjo mund të jetë diçka simbolike dhe jo profetike.