DASHI
Asnjë planet nuk do ndikojë sot në jetën tuaj sentimentale. Ka ardhur koha të përfitoni sa më shumë nga qetësia dhe të flisni me atë që doni për gjithçka.
Pas një periudhe paksa të stresuar dhe të vështirë për jetën tuaj në çift, sot më në fund do të vijë qetësia. Në sektorin financave dita do jetë më e vështirë.
BINJAKET
Ditë e bekuar kjo e sotmja për të gjithë të dashuruarit. Do takoni lumturinë. Në planin financiar mos mendoni vetëm për të sotmen, por tregohuni të matur që edhe nesër buxheti të jetë i stabilizuar.
GAFORRJA
Nëse jeni në një lidhje nuk do ndodhë ndonjë gjë e veçantë sot, por as probleme nuk do të keni. Tregohuni shumë vigjilentë në planin financiar gjatë kësaj dite.
LUANI
Kjo është periudha më e mirë për të bërë karrierë. Gjithashtu ditë e mirë është edhe për ata që vazhdojnë studimet. Për sa i përket aspektit afektiv, do keni njohje të reja të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni mirë.
VIRGJERESHA
Falë konfigurimit të yjeve jeta juaj në çift do jetë e turbullt. Do keni ndryshime të shpeshta të humorit dhe kjo do sjellë herë pas here debate. Tregohuni sa më të matur të mundeni në plani financiar.
PESHORJA
Ka shumë mundësi që marrëdhënia juaj me partnerin të përmirësohet sot. Do tregoheni më tolerantë dhe do i kuptoni nevojat e partnerit. Financat nuk do kenë ndryshime.
AKREPI
Më në fund do krijohet ambienti i favorshëm që iu të bëni ndryshimet që keni menduar në jetën në çift. Financat nuk do jenë ashtu siç i kishit menduar.
SHIGJETARI
Nuk do ketë asnjë planet sot që do turbullojë jetën tuaj në çift. Me financat punët do shkojnë më së miri. Do dini si t’i menaxhoni mirë që të vendoset edhe stabiliteti.
BRICJAPI
Dielli do të favorizojë bashkëpunimin në çift, por kujdes nga Saturni i cili do iu bëjë ta humbni kthjelltësinë dhe të tregoheni të pamatur me fjalët. Merruni më shumë me menaxhimin dhe organizmin e financave sepse situata nuk është e qëndrueshme.
UJORI
Marrëdhënia me partnerin tuaj nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar. Tregohuni më të arsyeshëm me financat dhe mos shpenzoni pa kontrolluar buxhetin.
PESHQIT
Ndikimi i Venusit për pjesën më të madhe të çifteve do jetë pozitiv. Financat do jenë paksa të turbullta, megjithatë nëse tregoheni të matur dhe të kujdesshëm me shpenzimet do ia dilni.