Moti për ditën e diel, 14 nëntor 2021, do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes.
Temperaturat:
Zona malore 5/12°C
Zona e ulët 8/20°C
Zona bregdetare 12/21°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari