Dashi
Të gjithë duan diçka nga ju, por në drejtime të kundërta: shefi ju ngarkon me shumë detyra në punë, familja proteston për këtë. Zgjidhja është të ndërmjetësoni mosmarrëveshjet dhe të kërkoni një kompromis.
Demi
Hëna bashkëpunëtore në trekëndësh premton kontakte dhe biznese fitimprurëse. Me një nga personat që do njihni do lindë një miqësi e veçantë. Nëse personi i zemrës është larg, vazhdoni t’i shkruani, mesazh pas mesazhi distanca do zvogëlohet.
Binjakët
Hëna e sotme, neutrale në lidhje me shenjën tuaj, por në harmoni me Mërkurin dhe Neptunin armiqësorë ndaj jush, është e dobishme për të qartësuar konfuzionin. Përqendrimi në një objektiv të vetëm është i vështirë por intuita do t’i lehtësojë gjërat.
Gaforrja
Dashuria dhe miqësia sot funksionojnë në mënyrë të përkryer. Më shumë romantikë dhe aktivë se zakonisht, do gjeni kënaqësi edh tek gjërat e vogla. Puna dhe studimet shkojnë mirë: projektet e fundjavës ndoshta duan pak më shumë përkushtim.
Luani
Ditë jashtëzakonisht e mbyllur dhe e heshtur. Pak më tepër se duhet ndoshta për nevojën tuaj për shoqëri dhe për të qenë në qendër të vëmendjes. E kotë të dëshironi më shumë se ç’mund të arrini për momentin. Kini durim dhe besim.
Virgjëresha
Miqtë janë të rëndësishëm, jo vetëm shoqëria juaj por edhe ata të partnerit: një bisedë e këndshme me ta është e nevojshme për të sqaruar shqetësimet tuaja. Në punë do tregoni zgjuarsinë dhe dinakërinë tuaj përballë një kolegu ambicioz.
Peshorja
Të zymtë dhe pak armiqësorë. Nën kundërshtimin e Hënës dhe Plutonit, të dy armiqësorë ndaj shenjës tuaj, sot nuk është dita juaj. Do bëni ndonjë përpjekje për komunikim, por, nëse të tjerët nuk ju kushtojnë vëmendje, do hiqni dorë shumë shpejt.
Akrepi
Intuita dhe logjika sot punojnë për ju. Është një dhuratë e Hënës, në harmoni me Merkurin dhe Neptunin, që përmirëson dialogun dhe sqaron çdo detaj. Bashkëpunim në të gjitha frontet dhe nivelet, pavarësisht nga hierarkia në marrëdhënie.
Shigjetari
Projekte interesante, por detajet nuk funksionojnë. Duhet të punoni akoma shumë dhe mënyra më e mirë është të përkushtoheni më tepër. Për momentin keni një lloj melankolie për disa histori të së shkuarës që nuk i harroni dot.
Bricjapi
Partneri i pakënaqur, por pa dyshim që ka arsye të shumta: kaloni shumë kohë, energji dhe përkushtim për punën dhe interesat e tjera. Duket sikur e keni harruar lidhjen tuaj. Gjeni kohën për të treguar se sa i rëndësishëm është partneri për ju.
Ujori
Iniciativa të shumta të cilave ju përkushtoheni me entuziazëm. Ka ardhur koha që të merreni me një projekt që e keni lënë pas dore. Dëshira për liri, hapësirë dhe aventurë ju bën gjithnjë e më tërheqës për partnerin tuaj.
Peshqit
Të mbrojtur nga Hëna, mund të shijoni ndjesinë se ndjeheni të dashur për atë që jeni: të zgjuar, imagjinativë, ëndërrimtarë dhe konfuzë! Punë e lehtë për ata që janë krijues, mjafton një përpjekje e vogël për të vënë në punë burimet inovative.