Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot dhe nesër lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta të cilat do të varen nga shkarkimet e Kaskadës mbi Lumin Drin. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
RESHJET
Nesër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në shumicën e qarqeve, përjashtuar 3 qarqet e jugut, ku ato do të jenë mesatare.
Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 700m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
TEMPERATURAT
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13
në vendet e ulëta: 6 / 14
në vendet malore: 1 / 6 °C.
ERA
Sot (e premte, dt.09) pritet të fryjë e lehtë, ndërsa nesër (e shtunë, dt.10) do të fryjë e lehtë deri mesatare gjatë pjesës së parë të ditës, por, më pas, duke u forcuar deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje.