Partia Socialiste nuk do të zhvillojë sot asnjë aktivitet elektoral. Lajmin e ka bërë të ditur me një publikim në Facebook vetë kryeministri Rama, si shenjë respekti dhe nderimi për ndarjen nga jeta të ish- kryeministrit Bashkim Fino.
“⚫️ E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë💔 Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur🌹”, shkruan Rama në Facebook.
I quajtur si kryeministri i qeverisë së Pajtimit KOmbëtar, Bashkim Fino po luftonte me Covid- 19 prej disa ditësh. Në orën 04.00 të ditës së sotme, në moshën 59 vjeçare, ai ndërroi jetë duke humbur betejëne tij më të rëndëssishme.