Është vendosur të shtyhet Kongresi i Partisë Socialiste i cili planifikohej të mbahej më 4 Nëntor. Pas mbledhjes së grupit të PS, ditën e sotme (30 Tetor), është vendosur që Kongresi të mbahet në Dhjetor.
Ky vendim mësohet se është komunikuar gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, e cila u drejtua nga vetë kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka bërë me dije se fokusi në këtë kohë do të jetë për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sa i përket opozitës, ai u shpreh se reagimi lidhur me aksionin e tyre do të jetë në varësi të qëndrimeve.
Kryeministri Edi Rama mblodhi Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste gjatë ditëve të sotme, ku u ka dhënë porosi socialistëve lidhur me seancën parlamentare që do të zhvillohet në orën 17:00.