Partia Socialiste do të hapë nesër fushatën për zgjedhjet e 14 Majit.
Mësohet se kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryesinë në orën 17:00 ndërkohë që një orë më pas, në orën 18:00 do të lançohet slogani që do të përdoret në fushatë.
Socialistët kanë zgjedhur të identifikohen në këtë fushatë me togëfjalëshin “Kurrë pas, përpara”. Në event do të jenë të pranishëm të 61 kandidatët zyrtarë të PS për kryetarë bashkie.
Nga ana tjetër demokratët do të çelin zyrtarisht fushatën elektorale për 14 Majin në datë 15 Prill dhe start-i i tyre pritet të nisë pikërisht nga stadiumi “Air Albania” në kryeyqytet.