Vllaznia barazoi pa gola 0-0 ndaj Partizanit në transfertë. Shkodranët ruajnë kështu diferencën me 9 pikë me ndjekësit duke hedhur një hap të sigurtë drejt titullit. Në fund të ndeshjes për “Gol pas Goli”, trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh:
“I kënaqur me barazimin? “Shiu na sjell fat. Shiu e bëri gjithashtu të vështirë lojën tonë, por ne jemi skuadra që po na ndjekin të gjithë dhe bëjmë maksimumin për të fituar. Ishim skuadra më e mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën i lamë terren Partizanit”.
Barazim për titullin? “Jemi në mes të sezonit dhe jemi përkushtuar për të ardhur deri këtu. Kemi qenë edhe me fat, por e kemi merituar, por deri në fund të sezonit nuk e dimë se çfarë do të ndodhi.
Ishte e vështirë të luaje në këtë terren pastaj edhe pa Krymin u bë edhe më e vështirë. E kishin një shans në pjesën e dytë dhe nuk e shfrytëzuam siç duhet, por këtu shkoi ndeshja”.
Kujt i peshoi më shumë kartoni i kuq dhe mungesa e golave nga Dilaver? “Ne luajmë të gjithë kundër të gjithëve dhe nuk më intereson kush shënon gol. E di që sulmuesi duhet të shënojë, por për mua nuk ka rëndësi.
Nuk kemi shumë kohë të mendojmë për këtë gjë pasi të premten luajmë ndaj Laçit. U bë disa kohë që nuk shënon Dilaver, por në momentin që do të shënojë do të zhbllokohet e shpresoj ta bëjë ndaj Laçit. Të dyja skuadrat e vuajtën kartonin e kuq pasi luajtëm 10 kundër 10. Partizani është mësuar të luajë me 10 lojtarë pasi luajti ndaj Tiranës dhe ne do të mësojmë nga ata”.