Partizani është kampion i Shqipërisë për sezonin 2022-2023. Demat ia dolën që të fitonin ndaj Teutës dhe të ngrejnë lart trofeun pas 3 vitesh mungesë.
Të kuqtë kështu fitojnë vetëm në javën e fundit me pike të barabarta me Tiranë e cila fitoi ditën e sotme me Erzenin 2-1, por të kuqtë fitojnë falë përballjeve direkte mes tyre.
Një festë e madhe në “Arenën e Demave”, ku goli i Arinaldo Rrapajt dhe Tedi Carës do të ishte vendimtarë në këtë sfidë.
Pas 36 javësh Partizani i Giovanni Colellës grumbulloi 67 pikë, ku arriti të merrte 20 fitore, 7 barazime dhe 9 humbje. Me një golavarazh 55 gola të shënuar dhe 37 të pësuar.