18- vjeçarja e larguar nga shtëpia e saj në Pukë, është rikthyer pranë familjes nga policia. Lajmi bëhet i ditur nga blutë e Pukës, të cilët saktësojnë se vajza ka pohuar se është larguar me dëshirën e saj. “Aventura” e vajzës ka zgjetur 10 ditë. “Në vijim të komunikatës datë 01.04.2018, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases M.K., vjeçe 18, banuese në Pukë, më datë 10.04.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.”, thuhet në njoftimin e policisë Pukë.