Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se pavarësisht situatës së shkaktuar nga COVID-19, shërbimi shëndetësor është garantuar për qytetarët. Megjithatë, ajo thotë se po vijon plani i rihapjet graduale të sistemit shëndetësor për planifikimet.
Ajo bën me dije se është zgjeruar fasha orare e vizitave në qendrat shëndetësore.
Reagimi i plotë:
Pavarësisht situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19, shërbimi shëndetësor është garantuar për qytetarët në kohë dhe me cilësi!
Me kujdes maksimal, vijojmë planin e ri-hapjes graduale të sistemit shëndetësor për planifikimet:
? Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika. Por ? vijojnë konsultat online për barnat e rimbursueshme dhe rekomandohet që të sëmurët kronikë në gjendje të stabilizuar të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktin me institucionet shëndetësore.
? Pas 11 Majit vendoset për fazat e mëtejshme të ri-hapjes së sistemit shëndetësor.