Vllaznia do të luajë sonte kundër AEL Limasolit në kuadër të turit te dytë të Conference League. Kjo sfidë do të zhvillohet në oren 21:00 dhe interesimi i tifozëve për të qenë të pranishëm është mjaft i madh.
Mësohet se biletat ne tribunat kryesore janë shitur të gjitha, ku radha për ta blerë një të tille ka qenë e madhe dhe kane mbetur disa ne tribunat mbas porte.
Ndërkohë drejtuesit kuqeblu kanë hapur thesin dhe për të motivuar lojtarët, u është premtuar një premio prej 70 mijë eurosh. Pra në rast kualifikimi, ata do të shpërblehen më shumë se në turin e parë të Conference League kur moren 50 mije euro per kalimin e Shiroki Brijeg.
Në takimin e parë, Vllaznia u mposht minimalisht (1-0) nga AEL Limasol dhe një përmbysje në Shkodër duket mision i mundur.