Fillimi i vitit 2023, duket se ka nisur me probleme financiare për disa kategori. Disa ditë më parë, arsimtarët denoncuan edhe përmes rrjeteve sociale, vonesën në marrjen e rrogave të muajit dhjetor 2022.
Sot, shqetësim të ngjashëm kanë ngritur edhe punonjësit e Poliklinikës Qendrore në Shkodër. Përmes një mesazhi në redaksinë e ShkodraWeb, një nga punonjësit, i cili nuk idenfifikohet për profesionin që ka, shkruan:
“pershendetje jam punonjs i poliklinikes ne shkoder. kan kalu 11 dit nga afati i marrjes se rrogave dhe deri sot nuk kan kalu. na thojn jan probleme bankash po na jena familjar e mbajm familjet tona me ato lek. ju lutem publikojeni por pa emna se na hekun direkt. Falemnders nese e postoni..”.
Aktualisht, nuk mund ta verifikojmë nëse është problem bankash të nivelit të dytë apo i Thesarit, i cili në hapjen e çdo viti procedon me vonesa në kalimin e pagesave edhe në institucione të tjera, siç është edhe Bashkia e Shkodrës.
ShkodraWeb e publikon këtë mesazh me synimin sensibilizimin për institucionet. Atij që punon, në fund të muajit, sipas ligjit, i duhet dhënë “haku”, në këtë rast, rroga mujore. Pa llogaritur që për shkak të periudës së festave, çdokush e “lëshon pak më shumë dorën” në dhjetor dhe financiarisht nuk është mirë. Pa folur për mijëra familje që kanë edhe kredi në banka…