Vllaznia po tenton Azdren Llullakun. Merkato e janarit është në prag dhe shkodranët kërkojnë të përforcojnë fazën offensive.
Mungesa e golave dhe vështirësitë për të arritur një marrëveshje me shklodranin Bekim Balaj, kanë detyruar sponsorin Alban Xhaferi të marrë rrugën drejt Shkupit.
Mediet lokale në Shkodër bëjnë me dije se Xhaferi ka takuar ish-sulmuesin e Kombëtares, Azdren Llullaku. 32 vjeçari aktivizohet në ligën e dytë rumune, ndërsa edhe në verë u tentua që lojtari të bindej për firmën në Superligë, nga Kukësi.
Negociatat personale mes tij dhe Xhaferit, mund të sjellin ish-sulmuesin kuqezi në Shkodër. Më herët, sulmuesi është aktivizuar në Itali, Rumani, Kazakistan dhe Bjellorusi.