Bruno de Oliveira Soza është afrimi i radhës te Vllaznia në prag të përgatitjeve për Konferencë Ligën.
Mbrojtësi brazilian, është bashkuar ditën e djeshme me skuadrën shkodrane në seancën stërvitore të zhvilluar në fushën sportive të Golemit. 25-vjeçari aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtës, teksa si fillim do të jetë në provë dhe do të vlerësohet nga stafi teknik nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqebluve apo jo.
Gjithashtu, në provë do të jetë edhe ish-sulmuesi i Kukësit, Markovanbasten Çema. Ky i fundit do të ndiqet me kujdes nga stafi dhe në rast se bind mund t’i ofrohet kontratë. Ndërkohë vlen të theksohet fakti se në ditët në vijim shkodranëve pritet t’iu bashkohet edhe një tjetër futbollist brazilian, emri i të cilit nuk është bërë publik për momentin.