Ish-ministri Saimir Tahiri pas daljes nga Gjykata ka deklaruar se duhet të marrë fund procesi hetimor ndaj tij.
Tahiri ka tha se kjo situatë ka kaluar çdo limit të pranueshëm.
Ai shtoi se nuk e mban peng askush dhe se ka respektuar Drejtësinë, pavarësisht se po i behet e pamundur, pasi hetimet ndaj tij po zvarritet pafund.
Po mbaheni peng?
“Nuk mbahem peng nga askush. Kam respektuar drejtësinë. Pavarësisht se besoj se është sakrificë nga ana ime që ta respektoj Drejtësinë. Peng s’ka si më mban njeri. Do pres vendimin dhe më pas do flas unë.
Ma besoni kjo çështja ka kapërcyer çdo limit të pranueshëm. Ju keni aq mesazhe në telefonat tuaj nga Prokuroret . Unë i kam, por nuk i bëj publike”, ka thënë Tahiri.