Me 76 vota pro dhe 52 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në parim buxhetin e vitit 2022. Nga votimi rezulton se buxheti nuk ka marrë asnjë abstenim.
Buxheti u miratua pas dy seancave maratonë, të cilat janë shoqëruar me debate dhe akuza nga forcat politike.
Po ashtu Kuvendi miratoi edhe disa ligje të tjera, konkretisht:
Projektligj “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 vota pro, 52 kundër, 0 abstenim
Projektligj “Për disa shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” të ndryshuar””. 76 vota pro, 52 kundër, 0 abstenim
Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” të ndryshuar””. 76 vota pro, 52 kundër, 0 abstenim
Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””. 76 vota pro, 52 kundër, 0 abstenim