Pas Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën edhe të një fqinji tjetër për dosjen Habilaj-Tahiri. Burime të sigurta të “BalkanWeb” pohuan se prokuroria i ka përcjellë një letërporosi autoriteteve greke për hetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për përfshirje në grupin kriminal Habilaj. duke i çuar hetimet për të një tjetër fazë.
Kjo lëvizje e Prokurorisë vjen në kohën kur për secilin prej të dyshuarve përfshi edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është zgjatur afati hetimor edhe për tre muaj të tjerë.