Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak Shkodr, pasi filloi me rreth 45 minuta vonesë, u ndërpre pas rreth 3th 30 minutave për mungesë kuorumi në sallë. Ishin mosmarrëveshjet për rendin e ditës, ato që përçanë këshilltarët socialistë, teksa Mandija dhe Leqejza braktisën mbledhjen në mënyrë demonstrative, duke bërë që numri në sallë të jetë nën 26.
Sot është njoftuar një mbledhje tjetër, këtë herë pasdreke. Mbledhja që dështoi, u zhvillua në orën 12.00 ndërsa këtë herë, është zgjdhur ora 17.00 e pasdites për të zhvilluar mbledhjen. Është interesante të shihet nëse do të vazhdojë apo jo mbledhja, duke patur parasysh se mospërfshirja në rendin e ditës së dy pikave, solli edhe largimin e Mandisë e Leqejzës. /ShkodraWeb Media/