Që në ditën e prezantimit nga kryeministri Rama në Shkodër, projekti për ndërtimin e Hotel Rozafa Tower është temë diskutimi sidomos në rrjetet sociale. Investimi privat mbështetet por edhe kundërshtohet, ku secila palë përpiqet të japë arsyet për qendrimin ndaj tij.
Prej disa ditësh tashmë, është njoftuar edhe një protestë, e cila pritet të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”, ditën e hënë, duke nisur nga ora 19.00. Në shpërndarjen e njoftimit, janë angazhuar edhe këshilltarë bashkiakë të opozitës në Shkodër.
Ndërkohë, ka nisur edhe një peticion online, ku synohet të mblidhen 1000 firma, përësri kundër ndërtimit të Hotel Rozafa Tower. Deri në këtë moment, ai është firmosur nga 695 persona. Edhe në shpërndarjen e peticionit, janë angazhuar këshilltarë bashkiakë të opozitës në Shkodër.
Në 34 vite sistem pluralist, është hera e parë që ka një angazhim të tillë kundër një projekti të investitori privat në Shkodër, siç është Hotel Rozafa Tower.