Partia Socialiste ka publikuar sloganin për zgjedhjet e 25 prillit. “Ska kohë për pushim ” është motoja e socialistëve, të cilët kërkojnë të fitojnë mandatin e tretë
Teksa na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet, nga spoti i përgatitur duket se fushata e kryeministrit Edi Rama është e përqendruar tek pandemia dhe vaksinat kundër COVID19.
Gjithashtu edhe procesi i rindërtimit, si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit zë një vend të rëndësishëm.
Ngjyra e socialistëve edhe në këto zgjedhjet mbetet e njëjtë, Rama nuk ka hequr dorë nga vjollca (mavia) e Rilindjes, e prezantuar për herë të parë në vitin 2013.