KF Vllaznia bën të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Bruno Gomes dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme futbollistike.
Ndërkohë, jo zyrtarisht bëhet me dije se edhe futbollisti Lorik Bosbjaku, ka lënë Vllazninë për të kaluar tek Gjilani i Kosovës.