Partia Socialiste ka depozituar mesditën e kësaj të mërkure, 10 shkurt, kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrim në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pritet që ditën në vijim, KQZ të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e partive që kanë depozituar kërkesat për regjistrim si subjekte zgjedhore.
Gjithashtu gjatë të mërkurës, PSD e cila drejtohet nga deputeti Tom Doshi dorëzoi kerkesen per regjistrim ne zgjedhjet e 25 prillit, dy dite pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim solli ne vemendje vendimin e DASH per Doshin, i cili eshte shpallur person non grata.
Afati i regjistrimit të partive është deri më 15 shkurt, ndërsa deri ne 24 shkurt duhet te jene regjistruar koalicionet. Ndersa deri ne datën 7 mars partitë politike duhet të çojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën me emrat e kandidatëve për deputet.