Ditën e sotme, pedagogë dhe studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, kanë patur mundësi të zgjedhin përveç rektorit, edhe drejtuesit e fakulteteve apo dekanët. Pavarësisht se nuk ka akoma shpallje zyrtare të rezultateve, mësohet se tashmë janë përcaktuar fituesit, ku ka patur edhe rikonfirmime në poste.
Kështu, Artan Haxhi është zgjdhur dekan i Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Blerta Dragusha është zgjedhur dekane e Fakultetit Ekonomik, Edlira Bushati në krye të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Fatmir Vadahi është zgjedhur dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit, për postin e Dekanit në Fakultetin e Drejtësisë nuk ka patur kandidatë, ndërsa për Fakultetin e Shkencave të Natyrës është shpallur fitues Rrok Smajlaj.
Siç dihet, më herët u mësua emri i rektorit të ri, ku fitues me vetëm dy vota u zgjedh Suzana Kuçi- Golemi.