Zaida Çobo, nëna e djaloshit adoleshent të kéqtràjtuar nga policia tërheq pàdinë ndaj drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.
Mësohet se Çobo ka vendosur që të tërheqë pàdinë ndaj Veliut, pas takimit që ka zhvilluar me të.
Zaida Çobo është nëna e pesëmbëdhjetëvjecarit të dhúnùár tek liqeni javë më parë, ndërsa fillimisht deklaroi se do ta padiste Veliun për deklaratat që kreu i Policisë së Shtetit kishte bërë.
“Doja të jepja një shembull qytetarie. Pranova ndjésën e Drejtorit të Policisë, pas takimit me të. Tani ndihem e qetë dhe m’u duk e pakuptimtë të vijoja procedurat ligjore.
Kam hequr dorë vetëm ndaj pádisë për fýerjen që m’u bë. Ndërsa për çështjen e dhúnès ndaj djalit do e vijoj deri në fund”, është shprehur nëna e adoleshentit të kéqtràjtuar.
Policia e shtetit njoftoi sot se Veliu u takua me Çobon për t’i kërkuar personalisht ndjésë, për publikimin e një video ku ajo shfaqej me pistólètë në dorë. Video më pas rezultoi të ishte filmuar me pistólètë lodër gjatë xhirimeve të një filmi.
“Sot u takuam me zonjën Zaida Çobo, e cila me të drejtë u ndje e lëndúar nga komenti im që mori edhe shumë kritika publike. Dëshiroja që ndjésën time publike t’ia bëja zonjës personalisht dhe më vjen mirë për mirëkuptimin e saj,” u shpreh kryepolici Ardi Veliu.