Meral Aksener, ish-ministrja e Brendshme, dhe figurë e nacionalizmit turk themeloi sot një parti politike për të sfiduar presidentin Recep Tajip Erdogan gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të 2019.
“Aksener premtoi se do të punojë për një Turqi të fuqishme, të lumtur dhe të rinovuar, gjatë një fjalimi energjik në Ankara për krijimin e formacionit të saj politik, i emërtuar Iyi Parti, ndryshe Partia e Mirë”, konstatoi një gazetare.
“Ne kemi shpresë, ëndrra.. Ne kemi forcë”, deklaroi Aksener, e cila prezantoi në mëngjes kërkesën për regjistrimin e partisë në Ministrinë e Brendshme turke
“Ne dëshirojmë një Turqi të drejtë, duam një shoqëri të lirë”, shtoi ajo.
Mijëra mbështetës dhe anëtarë që kontribuan në krijimin e këtij formacioni të ri politik ishin të pranishëm në një sallë ku muret ishin dekoruar me një diell me ngjyrë të verdhë dhe blu, logoja e partisë si dhe portrete të themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk.