Nga Durrësi, shqiptaro-amerikania Evi Kokalari duket se do të zyrtarizojë lëvizjen e saj ‘Konservatorët’. Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, Kokalari njofton se takimi i parë publik do të mbahet më datë 4 mars në Durrës.
Me sloganin ‘Shpëto Shqipërinë’ Kokalari u bën thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm në këtë takim.
“Shihemi në Durrës! 4 Mars, 16:30 – Hotel Adriatiku. Hyrja e lirë për të gjithë”, shkruan Kokalari. Përmes lëvizjes “Konservatorët”, Kokalari synon që të garojë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2025.
Kokalari inicioi këtë lëvizje pas zhgënjimit, të shfaqur edhe publikisht, që pësoi nga Sali Berisha dhe më pas u distancua nga Partia Demokratike.