Pas zhbllokimit të merkatos, KF Partizani ka marrë një tjetër lajm i mirë. Erald Çinari i cili ishte dhe arsyeja pse Partizani u dënua, tashmë do të rikthehet në fushën e lojës.
FIFA ka pranuar kërkesat e KF Partizani dhe jep dritën jeshile që Erald Çinari të mund të aktivizohet me të kuqtë teksa periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer.
NJOFTIMI NGA KF PARTIZANI
NJOFTIM
FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin.