Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Shkodër: Pastrimi që nisi sot në Velipojë është hapi i parë i një plani të mirëmenduar pune që do të vijojë gjatë gjithë sezonit dhe jo vetëm.
Në diskutim me banorë të zonës, problematikat janë konkrete, nevoja për të ndërhyrë e menjëhershme. Vullneti i institucioneve qendrore e lokale është maksimal, ndaj puna do të vijojë përtej këtij aksioni disaditor.
Pastërtia në të gjithë territorin e veçanërisht në zonat turistike, është domosdoshmëri jo vetëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve e të mjedisit, por parakusht për zhvillimin e turizmit.
Duke falënderuar vullnetarët e institucionet që u anagazhuan, e në mënyrë të veçantë Forcat e Armatosura, ministren e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Kumbaro, drejtuesen politike, znj.Spiropali dhe prefekten, znj. Angoni, ftoj qytetarët të bashkohen në ruajtjen e mjedisit, si një e mirë që na takon të gjithëve.