Open Data Albania ka publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara për 11 deputet që janë ulur për herë në parë në sallën e parlamentit këtë sesion parlamentar.
Referuar të dhënave të deklaruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe të publikuar nga ODA mësohet se Rudina Hajdari jeton në shtëpi me qera, ndërsa bashkëshorti i saj ka për të shlyer një kredi prej 350 mijë dollarësh në Shqipëri. Ndërkohë bashkëshorti i Hajdarit është aksioner në dy kompani në Amerikë dhe ka atje një pronë tjetër me vlerë 750 000 dollarë. /GSH.al/