Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, ka reaguar i pari pas shpalljes së pavarsisë nga Katalonja. Trusk i kërkon qeverisë spanjolle të “favorizojë forcën e argumentit, jo argumentin e forcës”.
Presidenti i Këshillit Evropian ka thënë se “për BE nuk ndryshon asgjë”, pas shpalljes së pavarësisë nga Katalonja, Spanja “mbetet i vetmi bashkëbisedues”.
Donald Tusk javën e kaluar, bëri një apel ndaj presidentit katalanas për të hequr dorë nga shpallja e pavarësisë. Në një fjalim në Komitetin e Rajoneve përpara një debati mbi Katalonjën, ai tha se një deklaratë për pavarësi “do ta bënte dialogun të pamundur” theksoi se ishte e nevojshme “të kërkohet një zgjidhje e problemit nëpërmjet bisedimeve jo nëpërmjet forcës”.