Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Lëvizja Sociaiste për Integrim do të firmosin paraditen e 1 marsit, marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Marrëveshja e tyre do të firmoset nën sloganin “Shqipëria, shtëpia që fiton”.
Ajo që bie në sy është se ky është një slogan i shkrirë mes atij të PD-së dhe LSI-së.
Sjellim në kujtesë se PD dhe LSI vendosën të dalin me dy lista në zgjedhje.