Pak pas dorëzimit të kërkesës së Partisë Demokratike, që iu dorëzua Byrosë, për përjashtimin me 10 ditë nga seancat të deputetit Pjerin Ndreu, Kuvendi ka refuzuar kërkesën e opozitës. Mesohet se në mbledhjen e Byrosë u refuzua kërkesa, ku PD pretendonte se socialisti kishte kërcënuar dhe bërë thirrje për ushtrim force ndaj deputetit Ervin Salianji. Burimet pohuan se i pranishëm ne mbledhje ishte edhe Pjerin Ndreu. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se; “Kjo mbledhje nuk munda ta shqyrtojë këtë rast sepse Byroja nuk jep ndëshkime kur njerëzit shahen e fyhen ne komision. Ka parashikime veç për seancat plenare”.