Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se i vetmi që duhet të japë përgjigje për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri, është kryeministri Edi Rama, që sipas saj është i vetmi që ka votat për ta miratuar në Parlament. Kryemadhi ka thënë se PD-ja propozon sistem maxhoritar në gjithë vendin, ndërkohë që ajo vetë është për lista të hapura, pasi kështu do shmangte qejfmbetjet në LSI. Por për Kryetaren e LSI-së, debati për ndryshimin e sistemit është një lojë e Edi Ramës.
“Ndryshimi i sistemit nuk është pjesë e nëntë kushteve të Bundestagut, apo i rekomandimeve të OSBE-së. Të flasësh sot për ndryshimin e sistemit është një lojë e Edi Ramës. I vetmi instrument që e ka zvarritur këtë proces, është Partia Socialiste edhe pse Komisioni i Reformës Zgjedhore kushte përmbyllur shumë dëgjesa.
Çfarë do lloje kërkesash të ketë LSI, PD kërkon sistem maxhoritar në të gjitha zonat dhe për këtë duhet pyetur vetëm një njeri për ndryshimin e sistemit është Edi Rama. Ne nuk i kemi votat, vetëm Edi Rama i ka votat për ta ndryshuar sistemin.
Ndryshimi i sistemit nuk është më në dorën e opozitës, por në dorën e Edi Ramës, edhe po të duam ne ndryshimin e sistemit, vendos veton Edi Rama. Unë jam shumë i kënaqur të kem lista të hapura, sepse nuk do kem qejfmbetje mes anëtarëve për vendosjen në listë”, tha Kryemadhi.