Vetëm dy emra do të votohen nesër, e diel, 19 mars 2023 në primaret në Malësi të Madhe, prej të cilave do të dalë edhe kandidati zyrtar i PD- së së Rithemelimit për bashkinë.
Ish- kryekomunari i Komunës Qendër Isa Ramaj do të jetë përballë të riut Franc Grishaj. Gara dyshe është konfirmuar përmes një shkrese zyrtare nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të peracioneve Elektorale në Tiranë.
Mësohet se një nga të propozuarit nga baza, Fred Sterkaj, ka dhënë dorëheqjen teksa nuk ka informacion për Kujtim Ibraj, emër tjetër i propozuar nga Kryesia e PD- së Malësi e Madhe.
Mësohet se votimi do të zhvillohet në Koplik, përballë “Bar Kafe London” teksa procesi nis nga ora 8:00 deri në orën 17:00 për kandidatin demokrat për Bashkinë Malësi e Madhe.