Partia Demokratike ka paditur këtë të mërkurë në Prokurori, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe punonjësit e Gardës për shpërdorim detyre. Kallëzimi vjen pas votimit të ditës së hënë në Kuvend ku u zgjodh Kryeprokurorja Arta Marku.
Opozita pretendon se Ruçi urdhëruar Gardën e Republikës të ushtrojë dhunë ndaj deputetëve të PD. Më herët ishte PS që i kërkoi Kuvendit përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për hedhjen e tymueseve në sallën e Kuvendit.