Partia Demokratike, Dega Shkodër, ka përmbyllur tashmë takimet konsultative mr antarësinë për propozimet e emrave të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie në territorin e saj. Lajmi bëhet i ditur përmes një postimi në Facebook të kryetarit Xhevdet Amuli. Ai shkruan se “ky sesion takimesh u përmbyll në Njësinë Administrative Gur i Zi, me strukturat e grupseksioneve Gur i Zi 1 dhe 2.”. Kështu kanë mbyllur zyrtarisht procesin 38 grupseksionet e degës, duke bërë edhe përzgjedhjen e emrave.
Mësohet se janë shumë propozive të cilat kanë dalë gjatë këtyre takimeve, të zyrtarizuara përmes proces- verbaleve sipas grupseksioneve. Tashmë pritet që Dega e PD Shkodër të bëjë listimin e emrave, në barë të numrit të propozimeve që kanë ardhur për secilin. Më pas, kjo listë do të dërgohet në Tiranë, ku e gjithë lista do të shqyrtohet nga një komision që pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Pas kësaj përzgjedhje, emrat do të rikthehen për votim “kundër” nga e gjithë antarësia demokrate e degës shkodrane, e ftuar për tu shprehur. Lista finale sipas qarqeve, do të hartohet nga kryesia e PDSH-së dhe do të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
POSTIMI I XHEVDET AMULIT
Ky sesion takimesh u përmbyll në njësinë administrative Gur i Zi,me strukturat e grupseksioneve Gur i Zi 1 dhe 2.
Të gjitha këto takime të zhvilluara gjatë këtyre dy javëve kanë pasur në fokus të diskutimeve prezantimin e procedurave që do të ndiqen për përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë dhe kryetar bashkie për zgjedhjet e ardhshme sipas udhëzimit nr.60 të PDSH.
Qëllimi i këtyre takimeve është komunikimi i udhëzimit nr.60 të PDSh tek të gjitha strukturat e Partisë Demokratike,Shkodër në mënyrë që në të ardhmen të kemi një proces sa më transparent dhe gjithëpërfshirës.
Me Lulzim Bashën për një Shqipëri si gjithë Europa !