Partia Demokratike e Shkodrës voton nesër (të premten) për të zgjedhur 4 nënkryetarët e degës. Votimi do të kryhet në mjediset që tashmë përdoren prej muajsh, në mungesë të selisë që vazhdon të jetë në zotërim të krahut të mbeshtetësve të Basha- Alibeaj.
Do të votohet me kandidatura alternative, pas propozimeve të bëra në mbledhjen e fundit të kryesisë lokale nga kryetari i PD- së Shkodër Gjenarin Kapcari. Ndërkohë, pas dorëheqjeve të disa emrave në garë, dyshet që do të garojnë mes tyre jynë:
Arben Lushaj me Benjamin Nako
Vildana Gushta me Blerina Kraja
Ndoc Ashta me Sandër Prekën
Alfred Alija me Qashif Hoxhën
Vlen të theksohet se Astrit Gjyrezi dhe Tonin Deda të prezantuar si kandidatë për këto poste, janë tërhequr nga gara e mëtejshme.
Të drejtën e votës për zgjedhjet, të cilat fillojnë në orën 5 dhe përfundojnë në 7 pasdite të premten, e kanë 37 persona, mes antarëve të kryesisë të zgjedhur dhe atyre të kooptuar për shkak të pozicioneve në degë apo në qendër si dhe 3 deputetë të konsideruar pjesë e degës së PD- së Bashkia Shkodër, pavarësisht se të votuar në nivel qarku. /ShkodraWeb/