Nuk kanë mjaftuar 120 minuta për të shpallur fituesin në takimin Rusi- Spanjë. Koha e rregullt dhe shtesa 30 minutëshe ka përfunduar në barazim 1 – 1, me gola të shënuar për Spanjën Sergej Ignashevic (autogol) dhe për Rusinë me 11- metërsh Dzyuba.
Me penallti janë treguar më të saktë rusët që kanë fituar 4 – 3 duke siguruar kualifikimin për më tej. Në 20.00 luhet Kroaci- Danimarkë dhe do të njihet rivali që do të ketë përballë Rusia.