Dyshohet se ngjarje e rende eshte ne zhvillim ne keto momente ne Shkoder. Nje shtetas nga Vermoshi i Malesise se Madhe dyshohet se eshte marre peng nga nje shtetas nga Velipoja. Informacionet e siguruara nga ShkodraWeb jane te pakta sepse edhe policia akoma nuk ka mesuar detajet e duhura lidhur me ngjarjen e rende. Dihet vetem se mjeti eshte lokalizuar ne zonen e Velipojes dhe Policia e Shtetit eshte vene ne ndjekje te tij. Sipas informacioneve tona, mjeti ja ka dale ti shmanget nje pike kontrolli te policise. Po ashtu, sipas informacioneve te para, flitet per 4 mije euro, por nuk dihet nese pengmarresi i kishte borxh apo ja kishin borxh. Deri ne keto momente jo zyrtarisht, burime policore konfirmojne se nje mjet nuk eshte ndalur ne nje pike kontrolli te policise ne Velipoje dhe eshte larguar me shpejtesi. /ShkodraWeb/