Drejtoria Vendore e Policie Shkoder njofton: Në vijim të informacionit të dhënë për heqjen e paligjshme të lirisë shtetasit P. N, 31 vjeç, banues në fshatin Kastrat, Malësi e Madhe, për shkak të një borxhi(sasi lekësh) , ju informojmë se: Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të veprimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje, në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Dodë Gjikolaj, 38 vjeç, lindur në Kurbnesh, Mirditë dhe banues në Velipojë, Shkodër,
Gëzim Kuçaj, 46 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj, Malësi e Madhe,
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim”. /ShkodraWeb/