Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në sheshin “Parrucë”, procedohen penalisht 8 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike” shtetasit: B. O. 33 vjeç , banues në lagjen Dobrac i ri, Shkodër, M. Sh. 57 vjeç ,banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër, K. D. 27 vjeç, banues në Grude e Re, Shkodër, Ç.T. 54 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër, L. K. 44 vjeç , banues në fshatin Palaj, Shkodër, Sh. Ç. 34 vjeç , banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, M. B. 38 vjeç , banues në lagjen Guerile Shkodër, K. P. 57 vjeç, banues lagjen Mark Lula, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T. 55 vjeç, banues në lagjen Salo Halili Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Policia e Shkodrës , apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.