Deklarata e kryeministri Edi rama në një studio televizive, “Shqiptari nuk ka mbetë kurrë pa bukë, në histori…”, ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale e jo vetëm. Prej shumë e shumë vitesh, buka është parë si produkti kryesor ushqimor i konsumit për shqiptarët.
Pavarësisht se pas 1990- ës, konsumi i bukës ka rënë ndër shqiptarët, ajo është e pandarë në çdo vakt në tyezat tona. Ku më pak e ku më shumë, buka konsumohet gjërësisht akoma nga shqiptarët.
Minimizimi nga Rama i problemit të rritjes së çmimit të bukës me rreth 20%, ka ngjallur mjaft ndjeshmëri edhe në figura të njohura. Një ndër ta, mjaft i vemendshëm me zhvillimet në Shqipëri pavarësisht se jeton prej vitesh në SHBA, është Ymer Bala, aktori i mirënjohur shkodran e shqiptar.
Ashtu sië është në stilin e tij, Bala i përgjigjet në distancë me mjaft stil, nota humori e shpotie por duke ia treguar qartë se buka mbetet akoma produkt kryesor për shqiptarët. Këtë herë, aktori i njohur ka vendosur të qendrojë në mes poezisë e prozës, duke shpërndarë në rrjetet sociale materialin e mëposhtë, të cilit i bëmë vetëm një redaktim të lehtë gjuhësor për të ruajtur origjinalitetin e plotë.
Kryeministri që do të hyjë në “histori”!
Kryeministri Edi Rama, me shprehjen e tij se
“Shqiptari nuk ka mbetë kurrë pa bukë, në histori…”
Ka dashtë me thanë që:
“Shqiptari ka jetue veç me ngranë e nuk ka ngranë për me jetue”!
Po e them këtë sepse e pashë që shumica e komentuesve ë kanë “keqkuptue”!
Atij duhet me i thanë shkodranshe:
“Me ke e ke, mor…?”
Ose labshe:
“A je në metro’, ore…?”
Kemi edhe nji shprehje tjetër na shkodranët për këtë “viç kopshtijesh”:
“ Ti, a je i marrë, a shtihesh?”
…Eh, sa herë jam shtye unë nepër radha në vitet 80- të,
Për me e marrë nji bukë katërdhetshe të nxehtë, sepse…
Kur ftohej ajo bukë, o “Edvin lumi”…
Nuk e shponte dot as plumbi!
Ti more “Zotni”, tregoja ndokujt tjetër atë “histori”!
Për atë “bukën e gojës” u larguem prej të bukurës Shqipni.
Tashti për ne nuk asht ma problem buka…
Edhe…jemi të “qetë” se Shqipnia ka ra në duer të “sigurta”! /ShkodraWeb/