Era Saraçi, vajza e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit, ishte pasditen e sotme e ftuar në “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon. Pak kohë pas lajmit se prindërit i kanë dhënë fund martesës disavjeçare, Era vjen përballë publikut shqiptar për të zbuluar më shumë për jetën e saj në Amerikë, por edhe pjesës tjetër të familjes.
Prej vitesh e larguar nga Shqipëria, Era rrëfeu për jetën e saj në Amerikë, përditshmërinë, punën, por edhe pasionin dhe projektet që ka me muzikën. Ajo tha se për momentin është e punësuar në një kompani teknologjike, pork a ka vendosur të angazhohet seriozisht edhe në muzikë.
“Kam menduar disa bashkëpunime me artistë të njohur shqiptarë, por s’ dua të zbuloj më shumë pa u realizuar”,- tha ajo.
E pyetur nga Bieta për jetën private dhe për dashurinë, Era la të kuptohet që është e lumtur, pa dashur të zbulojë më shumë detaje. Sa u përket planeve familjare për fundvit, ajo tha se po planifikojnë që e gjithë familja të mblidhet bashkë.
“Po, do mblidhemi të gjithë bashkë, ashtu është plani. Momentalisht babi është në Shqipëri me disa projekte muzikore, ndërsa ne jemi këtej. E di që do mblidhemi të gjithë bashkë, por nuk e kemi vendosur akoma nëse në Shqipëri apo në Amerikë”.