Pastërtia e emrit dhe e figurës të bën që t’i flasësh gjërat siç janë, t’i thuash të bardhës, e bardhë e të zezës, e zezë! Të qenit e panjollosur askund, të bën që pa pikën e drojes, të bësh opozitë siç e kërkojnë qytetarët.
E vlerësuar nga qytetarët e mi, si gruaja më e votuar e Qarqeve të veriut, më ka motivuar të flas me zë, çdo padrejtësi që po i bëhet qytetit tim.
LEXONI EDHE: “Besoj që ‘partia jote’ po të shtyn në drejtimin e duhur”, pas deklaratës së PD- së këshilltarja socialiste thumbon
Të nderuar miqtë e mi, bashkëqytetar,
Ketë nuk po e shkruaj si kundërpërgjigje e atyre që për shkak të njollave ne CV, janë të detyruar të prononcohen; po e shkruaj për të theksuar atë që kam thënë tash 3 ditë:
Askush në Shkodër nuk është kundër investimeve e projekteve zhvilluese. Ne jemi kundër dhunës si model sjellje, gjë që e shfaq Rilindja.
Jemi kundër vjedhjes si moto e punës së Rilindjes!
Jemi për t’i paguar djersën e ballit atyre që ju prishen objektet, pasi kanë djersen e një jete, kanë buken e familjeve aty, e jo të trajtohen si të ishin kavje!
Duhet ti gjehet zgjidhje alternative çdo biznesmeni, çdo punonjësi shërbimi që ka punuar në ato godina! Damshpërblimi duhet të jetë me cmimin e tregut e jo me 2 leke, siç po veproni. /Nga Izmira ULQINAKU RUSI, këshilltare bashkiake e PD- së, publikuar në Facebook/