Më 13 korrik 1990, në sheshin “Skënderbej”, u zhvillua një mitin i madh kundër refugjatëve të ambasadave që ishin larguar atë mëngjes. Folën shunë zyrtarë.
Folësi kryesor, sekretari i KQ të PPSH-së, Xhelil Gjoni, i quajti refugjatët “huliganë”, “njerëz pa ideale e moral”, të cilët me veprimin e tyre, sipas tij, u shërbenin planeve të armiqve, të cilët donim të rikthenin borgjezinë dhe bejlerët e përmbysur.
Sipas Gjonit, ata ishin mashtruar, kishin shkelur “mbi gjakun dhe eshtrat e martirëve”. Pavarësisht artikulimeve publike të Gjonit dhe folësve të tjerë, populli ynë heroik nuk u pa të kishte ndonjë kujtesë e ndjeshmëri ndaj tyre. /Publikuar në Facebook nga Kastriot DERVISHI/