Shkruan në faqen zyrtare në Facebook kryeministri Edi Rama: “?KANTIERI I UJIT në Malësinë e Madhe është i pari investim nga qeveria, për furnizimin me ujë qysh prej vitit 1990, kur është kryer edhe investimi i fundit, para ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri. Nga 13.505 banorët e Koplikut me një furnizim mesatar 4 orë në ditë (në kohë thatësire bie në 90 minuta!), afro 4.500 prej tyre nuk kanë asnjë pikë uji në rubinet prej plot 25 vjetësh!!!
Qeveria jonë ka nisur prej disa kohësh projektin për furnizimin e pandërprerë 24 orë të tyre, duke shtruar një rrjet 88 kilometra për të shfrytëzuar burimet e vargmaleve dhe sot janë kryer 90% e punimeve, që do të thotë se këtë Vit të Ri zona urbane e Malësisë së Madhe, do ta lerë pas përfundimisht kalvarin e mungesës së ujit të pijshëm dhe do të marrë 24 ORË UJË çdo ditë?.
*le të vazhdojnë të përqeshin e të shajnë ata që e kanë fjalën e keqe në majë të gjuhës, po fakti është se kjo qeveri po bën për ujin e pijshëm çka për dekada nuk u bë kurrë nga asnjë prej qeverive paraardhëse dhe ne do ta vazhdojmë punën pa u lodhur, e pa u çkurajuar nga sharjet e mallkimet e atyre që kanë nostalgji për vitet e rrumpallës “demokratike”, duke e parë politikën si tifozë të verbër futbolli e jo si mjet që i duhet lënë në dorë kujt di ta bëjë punën më mirë, në shërbim të vendit e të njerëzve.”, përfundon shënimin e tij në Facebook shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama për M. Madhe.